fbpx

Ingrid Gjoni kujton ‘kohët e arta’ me Çiljetën: Ka qenë një 5-vjeçar që…

Ingriti-Ciljeta.jpg

Këngëtarja e njohur, Ingrid Gjoni ka qenë e ftuar në emisionin  e Roza Latit ‘Why not’, ku ka folur rreth karrierës së saj dhe jetës personale.

Gjatë bisedës, ajo ka treguar se ka kaluar një periudhë 5-vjeçare nën shoqërinë e Çiljetës, ku thekson se kanë harxhuar para pa fund.

“Kur kemi qenë më të reja kemi pasur më shumë dëshirë për të harxhuar sesa për të kursyer. Në periudhën tonë të artë me Çiljetën, aty ku lindi dhe bashkëpunimi ynë, se nuk mblidhte lekë as njëra, as tjetra. E kishim mendjen vetëm të blinim, të shëtisnim, kemi shëtitur botën të dyja, kemi bërë shumë aktivitete, ka qenë një 5-vjeçar shumë intensiv, por për punën e lekëve, atë periudhë nuk gjendeshin.

Duke u rritur, duke u bërë më familjare, të vijnë dhe pak trutë. Bashkëpunimi me Gjeto Lucën rezultoi i suksesshëm, ne kemi shëtitur gjithë botën bashkë, dhe mund të kemi bërë dhe ca më shumë lekë”, tregoi Ingriti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303