fbpx

‘Inkurajim për të infektuarit nga Covid-19’, Meta publikon mesazhin e Papa Françeskut

Presidenti Ilir Meta ka publikuar mesazhin në Facebook e Papa Françeskut në hapjen e Javës së Shenjtë të Pashkëve katolike për situatën nga koronavirusi.

Statusi i plotë:

Duke uruar shëndet të plotë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, dhe shërim të shpejtë për të prekurit, po ndaj me ju këto mesazhe të paqta e shpresëdhënëse të Papa Françeskut, të dhëna sot gjatë Meshës së të Dielës së Larit në prag të fillimit të Javës së Madhe të Pashkëve, që na frymëzojnë, na japin forcë e kurajo për të kaluar këto momente tepër të vështira!

“Drama, që po jetojmë, na nxit ta marrim seriozisht çka është serioze e të mos merremi me gjëra që vlejnë pak e aspak; të zbulojmë se jeta nuk shërben, nëse nuk shërbehet. Sepse jeta matet me masën e dashurisë. Të përpiqemi ta ndihmojmë atë që vuan; që është i vetmuar, që ka nevojë. Mos të mendojmë vetëm për çka na mungon, por për të mirën, që mund të bëjmë. Natyrisht të duash, të lutesh, të falësh, të kujdesesh për të tjerët, në familje a në shoqëri, mund të kushtojë shtrenjt. Mund të duket udhë kryqi. Po udha e shërbimit është udhë fitimtare, udhë që na shpëtoi, që na e shpëton jetën”, – na porosit të gjithëve Papa Françesku.

SË BASHKU DO T’IA DALIM!

ZOTI I BEKOFTË FAMILJET TUAJA