fbpx

Instagram jep zgjidhjen, si të mbroni një person që tenton vetëvrasjen

akrales_180614_1777_0229.0.jpg

Nëse ata nuk janë në rrezik të menjëhershëm, mund të bëni raportim, të kontaktoni personin nëse e njihni dhe ta ndihmoni të marrë ndihmë.

“Shumë platforma të mediave sociale do të arrijnë tek përdoruesit që shkruajnë apo bëjnë postime vetëvrasëse”, tha Dr Lucy Biddle, lektore e sociologjisë mjekësore në Universitetin e Bristol, i cili ka hulumtuar rreth përdorimit të internetit në lidhje me vetëvrasjet.

Ndërsa Instagrami thotë: “Ne kemi një përgjegjësi të thellë për t’u siguruar që njerëzit që përdorin Instagramin të ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Si pjesë e përpjekjeve tona, ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të përdorin mjetet tona të raportimit dhe të kontaktojnë shërbimet e emergjencës nëse shohin ndonjë sjellje që vendos sigurinë e njerëzve në rrezik.”

Për të raportuar, mund të shtypni lehtë mbi ikonën me tre pika dhe pastaj përzgjidhni “raport”, të shoqëruar me “është e papërshtatshme” ose “vetë-dëmtuese”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303