Instagrami na prezanton një tjetër risi, zbulojeni

Instagram duket se së shpejti për të gjithë përdoruesit do të vijë me risi të reja. Ndryshim pritet që të ketë të reagimin ndaj Mesazheve Direkte (DM) në Instagram.

Inxhinierja e famshme Jane Manchun Wong ka arritur të bëjë reagime të reja DM në profilin e saj. Sipas Jane, tipari ‘Reactions for DM’ aktualisht është nën testimin e brendshëm.

Për më tepër, në postimin e saj në Twitter thuhet që Menaxheri i Teknikës  të Facebook-ut, Alexandru Voica ka konfirmuar ekzistencën e kësaj veçorie të paarritur.

Ndërkohë ndër të tjera thuhet se kompania thuhet se po punon në reagimet e DM që nga fundi i tetorit 2019.