Dy muajt e fundit radhazi inflacioni i çmimeve shënoi rënie të dukshme duke shfaqur ngadalësim të ritmit të rimëkëmbjes së konsumit.
Instat raporton se gjatë muajit Qershor çmimet e mallrave kryesore u rritën me vetëm 1.6%, shumë më ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë.
Kjo rritje erdhi si pasojë e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve, të cilët ndikuan si faktorët kryesorë të inflacionit për muajin Qershor.
Krahasuar me një vit më parë të muajit Qershor të vitit 2020 rritja më e madhe e çmimeve ishte në grupin “Komunikimi” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “Transporti” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, e ndjekur nga çmimet për “Argëtim dhe kulturë” me 1,4 %.
Ndërsa brenda grupit të ushqimeve çmimet e zarzavateve ishin ato që pësuan rritjen më të madhe me 10,2%, pasuar nga vaji, frutat, bulmeti.
Ndërkohë kategoria e mobiljeve pësoi një rritje më të lehtë.