fbpx

Integrimi/ Basha, video- konferencë me komisionerin për zgjerimin e BE: Nuk jemi vetëm

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka njoftuar para pak minutash se përfunduar një video- konferencë me komisionerin për zgjerimin e BE Oliver Varhelyi ku ka folur ëpr 15 kushtet e negociatave si dhe për ndihmën për të përballuar koronavirusin. Basha tha se ka kërkuar ndihmë shtesë nga BE për shkak se Shqipëria në radhë të parë nuk ka mundësi dhe e dyta është një vend i varfër ekonomikisht.

Mesazhi i Bashës

Të dashur bashkëqytetarë, sapo përfundova një videokonferencë me komisionerin për zgjerimin e BE Oliver Varhelyi. E falenderova atë dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas 15 kushteve.

E garantova që opozita, PD dhe unë personalisht do të bëjmë çfarë kemi në dorë dhe do të kontribuojmë për  plotësimin e 15 kushteve. Plotësimi i tyre dhe zbatimi I Reformave të nevojshme do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqënies ekonomike të çdo familjeje.

Komisionerin dhe BE  falenderova edhe për ndihmën ekonomike  që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit dhe i kërkova të shohë çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë. Pasi përveç pamundësisë për të plotësuar nevojat në shëndetësi Shqipëria është e varfër dhe e ka të domosdoshme ndihmën ndaj familjeve në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe ekonominë.

I kërkova dhe rialokimin e fondeve brenda instrumentit të paraaderimit IPA, në mbështetje për ekonominë, shëndetësinë, mbështetja sociale. I kërkova të na ndihmojë dhe me instrumentet e tjera të BE, si Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH.

Nuk jemi vetëm. Ditë më të mira do të vijnë.