fbpx

Integrimi evropian/ Soreca jep një parashikim të madh për Shqipërinë: Këtë vit…

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Gjykata Kushtetuese është kusht i domosdoshëm për konferencën e parë ndërqeveritare me BE.

Ai u shpreh se nevojiten të emërohen gjashtë gjyqtarë pasi ky është kuorumi i Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit për këtë çështje.

“Ju mund të më quani optimist, unë jam pragmatist dhe ka ende shanse që në rast se përmbushet kushti i Gjykatës Kushtetuese, shtetet anëtare mund të vlerësojnë përpjekjet që do të ketë bërë Shqipëria dhe përpjekje të cilat deri më tash janë njohur nga shtetet anëtare në shumë fusha të ndryshme dhe kështu i jepet mundësia Shqipërisë dhe që t’i bëhët thirrje Gjermanisë që të organizojë Konferencën,” tha Soreca.

Përfaqësuesi i BE megjithatë nënvizoi se ishte i kënaqur me përparimet e bëra nga Shqipëria kundrejt reformave, duke marrë parasysh edhe situatat e krijuara nga tërmeti dhe pandemia COVID-19.