fbpx

‘Integrimi në BE dhe lufta ndaj Covid-19’, Cakaj komunikon online Christian Danielsson

93956780_2600738630195762_8876537420359663616_o-696x392.jpg

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një bashkëbisedim “online” me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Cakaj njofton në facebook se është folur edhe për procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.

“Sapo zhvillova një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Christian Danielsson.

Nënvizuam veçanërisht faktin, se pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, duhet shtuar angazhimi për plotësimin e të gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësimit. Po ashtu, biseduam edhe lidhur bashkëpunimit mes Shqipërisë e BE-së në luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.

Komunikimi me BE-në në këto rrethana është i vazhdueshëm dhe përparimi drejt BE-së është i sigurt, sikurse fitorja jonë e përbashkët mbi pandeminë”, shkruan Cakaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303