fbpx

Integrimi/ Ngrihet grupi negociator i bisedimeve për aderimin e Shqipërisë në BE

Është ngritur tashmë grupi i negociatorëve përgjegjës për bisedimet në lidhje me aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Lajmin e ka bërë me dije ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

“Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë… Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian!

Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces!

Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t’i bashkojë të gjithë, pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë”, shkruan Cakaj.