Integrimi/ Vasili shpërthen ndaj Ramës: Faj historik i pashlyeshëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në Facebook, shkruan se dështimi i Ramës në procesin e Integrimit është një faj historik i pashlyeshëm i tij.

Vasili thotë se kryeministri do të mbetet zhgënjimi më i madh për shqiptarët, të cilët besuan dikur tek ai, dhe që i katandisi ata nga bulevardi i gjerë i Europës tek rruga e dhive të Jugosllavisë së re.

“Eshte e qartë se nje kryeminister tërësisht i paaftë, medioker dhe vulgar si Edi Rama e gjen më së miri veten në këto nisma të vdekura sorrosiste, që devijojnë nga rruga transparente dhe vizionare e integrimit europian në integrimin fshataresk drejt një projekti të vdekur pa kuptim dhe me zero impakt si ky i pseudoJugosllavisë.”, thotë Vasili.