Inteligjenca Artificiale parashikon me saktësi sulmet në zemër

Inteligjenca Artificiale ka parashikuar me saktësi mundësinë e sulmit në zemër në një studim për herë të parë.

Hulumtimi i udhëhequr nga Barts Health NHS Trust dhe University College London përdori Inteligjencën Artificiale për të analizuar skanimet kardiake të më shumë se 1,000 pacientëve.

Studiuesit thanë që është hera e parë që skanimet e rrjedhës së gjakut, të cilat zbulojnë problemet me zemrën, janë lexuar nga një kompjuter.

Teknologjia ishte më e saktë në parashikimin e ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare, brenda perudhës së kontrolleve prej 19 muajsh, sesa një mjek që përdor mjete tradicionale.

Studiuesit thanë se kjo teknologji mund të përdoret nga ekipet mjekësore për të rekomanduar trajtime.