Inter është mposhtur pas tetë fitoresh radhazi

Screenshot_15-1.jpg

Pas tetë fitoresh radhazi në kampionat ka ardhur humbja për Interin që sot për llogari të javës së 16 të Seria A është mposhtur 2-1 nga Sampdoria.

Në transfertën e Genoa-s zikaltërit patën mundësinë të merrnin avantazhin që në minutën e 12, por Sanchez gaboi një penallti.

Ligji i pashkruar i futbollit, kush nuk shënon e pëson, veproi edhe në kët rast, pasi Inter u ndëshkua nga një ish si Antonio Candreva.

Më pas deri në fundin e pjesës së parë shënoi një tjetër ish-futbollist zikaltër për sampdoria-n, Keita Balde, duke e bërë tepër malore sfidën.

Skuadra e Conte-s u përpoq në pjesën e dytë, por thjesht ngushtoi rezultat me De Vrij në minutën e 65. Pavarësisht tentatitave në fund Inter nuk arriti të merrte as edhe një pikë.

Në ndeshjet e tjera të orës 15:00 Lazio mposhti 2-1 Fiorentinën falë golave të Caisedo-s dhe Immobile-s, Roma fitoi 1-3 në transfertë kundër Crotone-s, ndërsa Atalanta mposhti pastër 3-0 në Bergamo Parma-n.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303