fbpx

“Interesa dhe inate personale”. Ervin Salianji reagon pas kërkesës së disa demokratëve për dorëheqjen e Lulzim Bashës: Në 22 korrik kemi…

salianji-e1619726711516.jpg

Demokrati Ervin Salianji, i cili siguroi mandatin e tij në zgjedhjet e 25 prillit ka komentuar për News24 kërkesën e disa demokratëve ku kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Ai tha se reagimet e Ristanit, Nishanit apo dhe Kadillit, janë thellësisht interesa apo dhe për inate personale.

Thellësisht interes, apo inate personale. Nëse ka njerëz që na e kërkojnë. Nëse kërkojnë përgjegjësi demokratët, ne do të përulemi. Në 22 korrik kemi procesin për kryetarin e PD. Fitues apo humbës qofshim. Tani vijmë tek emrat, por a keni dëgjuar ndonjë pakënaqësi na ata? Që duhet bërë diçka më shumë ka vetëm një element. Nëse flasim për moralin politik, s’mund të flitet. Nëse kërkohet nga dikush që të largohet dhe të dorëhiqet, s’ka kuptim. Gjithsecili duhet të kërkojë tek vetja në radhë të parë nëse paraqet moral politik dhe pastaj të shkojë tek demokratët. Unë për qëndrime dhe emërime të personave, dhe për disa prej këtyre, kam dhënë dorëheqje nga sekretari i PD. Kam menduar se për shkak të moskontributit të tyre, s’duhet të ishin në instanca të larta. Kam folur për gjithçka se si mund të arrihet sa më shumë interesi i PD për të fituar. Në cilën betejë kanë qenë ata sot?? Njëra prej firmëtareve është avokate në KQZ e partisë së ish-kryetares së Kuvendit. Si të largojmë këtë dhe të vijnë ky tjetri? Kush është më sovran dhe autoritar se sa votuesi i PD. Për të vendosur se kush është më i mirë dhe kush drejton më mirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303