Interi gati t’i plotësojë Contes dëshirën e vjetër

Screenshot_28.png

Interi po kalon momentin më të mirë të viteve të fundit dhe titulli kampion është shumë afër. Trajneri dhe lojtarët janë të përqendruar për të vijuar me fitore (11 radhazi në Serie A), ndërsa drejtuesit po planifikojnë goditjet në merkato.Zikaltrit duan të paraqiten sa më mirë në Champions League dhe Antonio Conte ka nevojë për një kontingjent lojtarësh sa më të pasur. Një dëshirë e kahershme është Emerson Palmieri, pjesë e Chelsea prej janarit të vitit 2018.26-vjeçari i linjës së majtë, nuk ia ka dalë të bindë as Lampard dhe as Tuchel, numëron vetëm 89 minuta aktivizim këtë sezon në Premier League dhe po pret fundin e sezonit për t’u larguar nga “Blutë e Londrës”.

Transferimin tek Interi do e mirëpriste me kënaqësi dhe drejtuesit e klubit italian kanë nisur nga puna për përgatitjen e një ofertë që do bindte homologët anglezë për të lënë të lirë italo-brazilianin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303