31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Interneti mërzitet me aktoren e famshme pas deklaratës që bëri për Michael Jackson

spot_img

Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, duke se ka shumë probleme në shumë vende tashmë kanë bojkotuar muzikën e tij. Kjo vjen si pasojë e dokumentarit “Leaving Neverland”, i cili tregon detaje nga abuzimet seksuale të të miturve nga këngëtari i famshëm.

Barbra Streisand po shkakton polemika lidhur me komentet e saj lidhur me akuzat për abuzimin seksual të fëmijëve, të bëra kundër të ndjerit Michael Jackson. Fituesja e Oskarit, 76 vjeçarja, ndau mendimet e saj në një intervistë me “The Times”, e cila u botua të premten. Streisand tha se “absolutisht” beson Wade Robson dhe James Safehcuck ndaj akuzave të molestimit kundër Mbretit të Popit, të cilat u detajuan në dokumentarin “Leaving Neverland.”

Por ka mbrojtur edhe mbretin e popit duke shprehur

“Nevojat e tij seksuale ishin nevojat e tij seksuale, që vijnë nga çdo fëmijëri që ai ka patur apo çfarëdo ADN-je që ai ka patur. Ju mund të thoni ‘i ka ngacmuar’, por këta fëmijë, siç keni dëgjuar, thonë se ishin të entuziazmuar që ishin atje. Të dy u martuan dhe të dy kanë fëmijë, kështu që ajo gjëja nuk i vrau. Ndihem keq për fëmijët. Ndihem keq për të. Unë fajësoj prindërit, të cilët lejuan fëmijët e tyre të flinin me të”, tha Barbra në një intervistë për “The Times”.

Lidhur me këtë deklaratë, përdoruesit e rrjeteve sociale u ndanë në dy grupe. Ka persona që janë pro Michael Jackson dhe u mërzitën me Barbra-n se i beson të akuzuarit, si dhe nga ana tjetër janë ata që janë kundër këngëtarit dhe janë mërzitur me aktoren se, nënvlerëson vuajtjet e viktimave.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat