Interpelanca/ Debati Braçe-Ahmetaj për FSHF-në, ndërhyn edhe Bashkim Fino

Në seancën e sotme plenare, deputeti Erjon Braçe ka thirrur në një interpelancë ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj,

Interpelanca është zhvilluar në lidhje ligjshmërinë fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në fjalën e tij deputeti Braçe si bëri një analizë situatës informale në vend për sa i përket futbollit.

“Uli Hënes është një kampion bote, është dënuar me 3.5 vite burg për evazion fiskal dhe mori në detyrim për të paguar 18.5 mln euro detyrime tatimore që u ishte shmangur. Ronaldo pagoi 18.8 mln euro gjatë periudhës që luante në Spanjë, po ashtu edhe Murinjo është dënuar me një vit burg dhe detyrimin për të paguar 1.78 mln paund, por edhe Messi që është dënuar me 21 muaj dhe detyrimin për të paguar 5 mln euro për evazion, Neymar, etj.

Nga Gjermani që udhëheq Evropën deri te Spanja ka shembuj ku barazia fiskale marrin një vlerë themelore, po në Shqipëri? Dua të mbeten te sporti. FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme, pa më të voglin diskutim duhet të ishte institucioni që të duhet të reflektonte ligjshmëri fiskale. Që nga shkurti kam kërkuar informacione, por me thënë të drejtën nuk marr një përgjigje të saktë për përputhshmërinë me ligjin. Pres një përgjigje nga Ahmetaj për këtë fakt”, tha Braçe.

Teksa i kthente përgjigje ministri i Financave Ahmetaj u shpreh se struktura ligjore për futbollin dhe pjesës së pronësisë, e cila është konfuze, pjesës së sponsorizimeve dhe promovimeve, ka sjellë në shumë raste kaos në klubet sportive. “Kërkesa për interpelancë ka qenë e gjerë. Përsa i përket FSHF-së, sot për shkak të mbështetjes të qeverisë Rama 1 ka tre stadiume të reja, i Elbasanit, Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës. Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit në 1980. FSHF ka qenë dikur një institucion pa zë, sot është në fokus pasi vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë që Braçe e mori përsëri fjalën dhe u shpreh se “Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para institucioneve që kanë fituar imunitet fiskal, qofshin nderi apo llumi i kombit, para ligjit të gjithë të barabartë, duhet të paguajnë tatime dhe taksa. Unë pyeta për tatimin mbi të ardhurat që paguhet nga FSHF dhe sa është 10% që i takon buxheti nga e drejta TV në 10 vitet e fundit, por nuk mora përgjigje. Që në shkurt, kam kërkuar te Financat për tatimin në burim, honoraret dhe bonueset që paguhen nga FSHF në 8 vitet e fundit. por përgjigje nuk kam marrë. Për 8 muaj nuk jepet përgjigje, por as këtu”.

Në këtë momenti ndërhyri nga salla deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, duartrokiti Braçen dhe apeloi Ahmetajn: Bëj detyrën! Kujtojmë se Fino ishte kandidat për President i Federatës Shqiptare të Futbollit në zgjedhjet e kaluara.

 

Lër një koment