fbpx

Interpelanca për Open Balkan/ Kryeministri Rama i përgjigjet Shehut: Synojmë zbatimin e 4 lirive në rajon

edi-rama-2-770x435.png

Kryeministri Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit. pas akuzave të Tritan Shehut, deklaroi se “Open Balkan’ nuk zëvendëson procesin e Berlinit, por është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit.

“Ju falënderoj për këtë mundësi, besoj që për tema të interesit të përbashkët kombëtar, s është asnjëherë mjaft të diskutojmë. Kemi detyrën të bëjmë më shumë për të dëgjuar njëri tjetrin

Ballkani i Hapur nuk është zëvendësim i procesit të Berlinit. Wshtë një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit ku adresohet domosdohsmëria që piketat e mbetura në letër të Berlinit të transformohen në km të bëra bashkarisht drejt realizimit të vizionit të këtij procesi. adresohen nevojat e dpd të qytetarëve, prodhuesve apo tregtuesve të këtij vendi.

A e dini ju z. Shehu apo kushdo qoftë se sa janë kompanitë eksportuese shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.  Shqipëria ka 371 eksportues në Maqedoninë e Veriut dhe 165 eksportues në Serbi. Nga 165 eksportues shqiptarë në Serbi 57 prej tyre janë eksportues frutash e perimesh, që janënë aktivitet.

 

 

Ideja dhe vizioni i procesit të Berlinit është i qartë për të gjithë. Sa i takon mekanizmit Ballkani i Hapur dua t’ju informoj se ne jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër dhe ne kemi në kuadër të atij procesi dy marrëveshje me Kosovën e Malin e Zi për one stop shop, apo një ndalim në kufijtë tanë por edhe me MV jemi gati sic parashikohet më marrëveshjen dy palëshe. Fakti është që jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur dhe jemi në kushtet kur duhet të bëjmë çmos të stimulojmë prodhimin eksportet. këta stimuj kanë të bëjnë më një treg të fragmentarizuar. Kamionët e eksport importit shpenzojnë  28 mln orë në kufijtë e këtij rajoni për shkka të pengesave administrative.

Për të kaluar tranzit në Malin e Zi, sipas të dhënave të kompanive tona, vetëm kosto për kontrollin veterinar është 80 euro + 20 euro për agjencinë doganore, shto edhe koston e kohës së pritjes.

Mekanizmi i Ballkanit të hapur dhe marrëveshjet që po bëjmë, disa do firmosen para festave në Tiranë, do bëjnë që lehtësia që do u bëhet kompanive të jetë eksponenciale në raport me vështirësitë që kanë sot.

Ju pyesni pse unë mendoj se një nismë e iniciuar nga Vuçiç mund të jetë e rëndësishme? Kjo është një çështje e ngritur në 2015, në samitin e procesit të Berlinit në Paris. Ndërkohë që unë do t’ju citoja një pjesë të raportit të fundit të KE për Shqipërinë te kriteri politik ku flitet për raportin mes Shqipërisë e vendeve fqinje, sa i përket raportit në kuadër të tregut të përbashkët Shqiëpria ka luajtur një rol aktiv në proces.

Është e pamundur që punët tona në këtë rajon të na i bëjnë me rekomande të tjerët që i kemi aleat, partner e miq që i kanë për vendet e tyre, e s’mund të merren me menaxhimin e vendeve tona. Po të shihni kalendarin e procesit të Berlinit, nga një samit në tjetrin kemi boshllëk, pa u jetësuar.

Bashkëpunimi ekonomik rajon dhe krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, E vetmja gjë ku ne dallojmë është si jo cfarë. Ne duam një treg të për bashkët rajonal ku të zbatohen 4 liritë e Ballkanit. Kryesore është implementimi, nuk kemi një proces implementimi të ndjekur në kohë reale nga shtet gjë që e mundëson Ballkani i hapur.

Ju ftoj të bëni një dëgjesë me komunitetin e biznesit, t’i dëgjoni ata për interesat e tyre.

Ju thoni a nuk e shikon kryeministri lidhjen me Jugosllavinë e re. Unë këtë lidhje nuk e gjej dot. Unë synoj zbatimin e 4 lirive në rajon.

Se si mund të jetë një vizion rus apo kinez vizioni i prcoesit të Berlinit unë nuk e di di që Ballkani i Hapur është një mekanizëm i zbatimit. Kosova humbet një shans duke munguar në tryezë. Ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike është përdorur në histori si katalizator për të zgjidhur cështje politike.” u shpreh Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303