Intervista/ E madhja Alida Hisku, nga talenti e deri te ndërprerja e karrierës

hqdefault.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku ka dhënë një intervistë duke folur për jetën e saj artistike dhe jo vetëm.

Ajo ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë, në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Ishte vetëm 13 vjece, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH!

“Si në përrallën e famshme të repkës, ku plaka kapej pas plakut, nusja pas plakës, djali pas nuses e kështu me rradhë, edhe unë, nisur nga Gëzim Gjyrezi e një intervistë me Vojsava Zagalin, mbrrita tek Klodetë Gjini e kjo më coi në Fulda të Gjermanise, tek Alida Hisku.
Vuajtëm pak me Aliden në përzgjedhjen e varfër të fotove që do të më duhej të përdorja për ilustrimin e bisedës sonë për shkak të cilësisë së dobët, rrjedhojë e kohës që ka kaluar mbi to, gjithsesi e justifikueshme pikërisht për këtë;
më tej ndjeva vuajtjen e saj për shumë foto të tjera që kishte asgjësuar nga një frikë e paspjegueshme që të induktonte rregjimi; frikë që shtrihej mbi personalen, mbi familjaren, mbi intimen, frike ca më e madhe, sa më e palogjiktë ishte.
Vec nuk folëm shumë për atë jetë, Alida thotë se hendeqet duhen mbushur, duhen rrafshuar, në se dëshiron të ecësh perpara. E vërtetë. Eshtë një cupkë plot optimizem, vrull e entusiazëm, e admirueshme për këtë… pos për talentin, kuptohet”, shkruan Arjan Melonashi.

FALENDEROJME ALBANIAN CULTURE TV, NEW YORK

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303