fbpx

Intervista/ Nipi i të masakruarit me thikë në Korçë tregon detaje

Screenshot_14-13-600x360.png

Një ngjarje e rëndë ka tronditi mbrëmjen e djeshme Korccën. Perikli (Petrika) Treska është vrarë me thikë rreth orës 20:30 në lagjen numër 7, në qendër të qytetit të Korçës.

Në një intervistë të dhënë për “ABCneës” Elvis Treska nipi i viktimës tregon se autori ishte njeri me probleme mendore.

“Me sa dimë ka qenë një person me probleme, nuk e dimë sa rëndë ka qenë mendërisht. Ai banonte këtu dhe krijonte probleme. Xhaxhai  nuk na ka shprehur shqetësime. Konflikti që kanë patur me njëri-tjetrin më përpara nga ajo çfarë kemi mësuar sot, sepse nuk e dinim, ka qenë për punë korenti, dritës së shkallës. Por kjo ishte mbyllur. As nuk ishte agravuar, as nuk është degjenuar debati tyre në dhunë. Nuk di çfarë të them më shumë. Ky episod nuk ishte përmendur sepse ishte i parëndësishëm. Tani që na ndodhi kjo ngjarje nuk dimë cfarë të them pse ka ndodhur. Ishte familje e rregullt. Shpresojmë që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt e të merret dënimi i merituar për autorin”, tha ai.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303