Invalidi rropatet të shlyejë 8 mln lekë drita që nuk i konsumoi kurrë

Sami Vraja prej tre vitesh po paguan një faturë energjike prej 8 milionë lekë të vjetra, të cilën nuk e ka konsumuar kurrë.

Pronari i një biznesi të vogël në Tiranë u gjobitë në vitin 2011 nga kompania CEZ për energji të pa paguar, ndonëse inxhinierët e kompanisë në fjalë i konstatuan vetëm një problem teknik.

“Dy persona që u paraqitën si inxhinier të CEZ-it hyn tek sahati dhe bën një kontroll. Gjoja kontroll i befasishëm kur unë të gjitha faturat e të gjitha viteve i kisha të paguara. Kur shkoj të paguaj faturën pasardhëse të muajt tjetër më thonë keni dhe një faturë tjetër të papaguar, 200 mijë lekshe”, tregon Sami Vraja.

Por shuma fillestare u katërfishua në kohën kur Sami Vraja humbte çdo seance gjyqësore përballë kompanisë CEZ. Ndërsa OSHEE e ka detyruar këtë të fundit t ë paguajë me këste gjobën e marrë.

“Gjatë këtyre viteve që unë jam marr me proceset gjyqësore, nga dy milion ka shkuar në 8 milionë. Kam tre vite që I paguaj, kam lidhur një aktmarrëveshje. Më thanë do paguash 69.900 lekë të vjetra çdo muaj, u them po unë jam në gjyq. Nëse fiton gjyqin thanë do të kthejmë lekët”, thotw Vraja.

Teksa është duke pritur vendimin përfundimtar nga Gjykata e Lartë, Sami Vraja kërkon që kjo çështje të përfundoj me një zgjidhje pasi me pensionin e një invalidi e ka të pamundur të paguaj çdo muaj këstin e gjobës. /TCH

Lër një koment