fbpx

Investigimi, të rinjtë në Tiranë po drogohen me qetësues kuajsh

triana.jpg

Nuk është habi të dëgjosh se shumë të rinj konsumojnë drogë në ambientet e shkollave e gjimnazeve shqiptare, por këtë të martë një sërë faktesh do të hedhin dritë mbi llojet e shumta të lëndëve narkotike që konsumon rinia shqiptare.

Kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Stop” pritet të përcjellë këtë mbrëmje një rast të paprecedentë, sesi në rrugët e Tiranës po shitet qetësues kuajsh që përdoret si drogë nga të rinjtë.

Mësohet, se gjatë investigimit, shitësja e lëndës së ndaluar, shfaqet e qartë mbi çfarë është duke bërë, por thotë, se “mallin” e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303