fbpx

Inxhinierët nga Kosova në ndihmë të Shqipërisë

Screenshot_1-3.png

Në kuadër të mobilizimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në përballjen me dëmet e tërmetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transporti(MIT) ka dërguar 14 inxhinierë të ndërtimtarisë, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte.

Ekipit të ministrisë i janë bashkuar edhe 12 profesorë të kolegjit UBT, nga fusha e ndërtimtarisë e gjeologjisë, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes MIT dhe këtij institucioni arsimor. Ky ekip gjendet në Shqipëri, pas kërkesës së autoriteteve të atjeshme dhe do të kryejnë punë në teren, në koordinim të plotë me vendasit. Shqipërinë MIT do ta ndihmojë edhe me makineri të rëndë bartëse, për pastrim të objekteve të rrënuara, pas vlerësimeve të inxhinierëve. Ekipi po udhëhiqet nga zëvendësministri i MIT, Rexhep Kadriu dhe shefi i kabinetit të ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj.

MIT mbetet në dispozicion të vazhdueshëm për të ndihmuar Shqipërinë, pas tragjedisë natyrore që la pasoja të rënda për vendin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303