Iraku fillon rindërtimin e Xhamisë së Al-Nurit që u shkatërrua nga IS

iraq.jpg

Një udhëheqës fetar i Irakut vuri gur-themelin për rindërtimin e Xhamisë së Madhe të Mosulit Al-Nuri, e cila është rrënuar nga militantët e grupit Shteti Islamik (IS).

Abdul Latif al-Humayimit iu bashkuan në ceremoni edhe personalitete të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.

Xhamia, minareja e pjerrët e së cilës ka qenë një nga monumentet më të famshme të Mosulit, është vendi ku udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka shpallur “kalifatin” në vitin 2014.

Grupi xhihadist e ka hedhur atë në erë vitin e kaluar, derisa forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollon e Mosulit.

Beteja për Mosulin ka zgjatur pothuajse nëntë muaj, ka lënë zona të mëdha të shkatërruara, ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur më shumë se 900,000 të tjerë.

Përfaqësuesi i Irakut i agjencisë kulturore të OKB-së, Unesco, u tha të pranishmëve në ceremoni se shkatërrimi i  Xhamisë së Madhe të al-Nurit ishte “një moment tmerri dhe dëshpërimi”.

scroll to top