fbpx

Iraku në bisedime me SHBA për sanksionet e vendosura mbi Iranin

download-9.jpg

Presidenti i Irakut tha se po vijojnë bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe se kushtet e veçanta të vendit të tij lidhur me sanksionet ndaj Iranit duhet të merren në konsideratë.

“Ne nuk duam që Iraku të jetë i ngarkuar me sanksionet që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur mbi Iranin,” u tha gazetarëve në Kuvajt Barham Salih, Presidenti i sapo zgjedhur.

Shtetet e Bashkuara thanë se Iraku mund të vazhdojë të importojë furnizime me gaz dhe energji nga Irani për një periudhë prej 45 ditësh, disa ditë pas rivendosjes së sanksioneve mbi sektorin e naftës në Teheran.

Administrata Trump po rivendos të gjitha sanksionet të cilat u hoqën nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Iranit.

Sanksionet  do të godasin eksportet e naftës, anijet dhe bankat, dhe do ta bëjnë të vështirë për të bërë biznes me kombin e pasur me naftë.

Por presidenti iranian ka shprehur vendosmërinë se Irani do të vazhdojë shitjen e naftës.

“Do t’i thyejmë sanksionet me krenari”-ka thënë presidenti i Iranit.

Gjithashtu, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar se SHBA do të ushtrojnë presion “të pamëshirshëm” ndaj Iranit nëse nuk ndryshon “kursin e tij revolucionar”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *