Iran, 70 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën në përmbytjet e mëdha që e përfshinë provincën jugperëndimore Kuzestan në Iran.

Janë evakuuar të paktën nëntë qytete dhe dhjetëra fshatra të provincës e cila paraprakisht u përfshi nga thatësira shumëvjeçare.

Ministri i Punëve të Brendshme Abdulreza Ramani Fazi deklaroi se rreth 400.000 njerëz rrezikohen në provincën e cila ka rreth pesë milionë banorë.

Gratë dhe fëmijët janë duke u zhvendosur në zona më të sigurta, ndërsa burrave u kërkohet të qëndrojnë dhe të ndihmojnë me përpjekjet për ndihmë.

Banorët e rreth 70 fshatrave janë evakuuar tashmë.

Reshjet e dendura  të shiut nisën më 19 mars, duke prekur rreth 1,900 qytete dhe fshatra. Mijëra rrugë, ura dhe ndërtesa janë shkatërruar./real-news.tv/