Iran: Negociatat me SHBA janë të mundshme nëse çojnë drejt rezultateve konkrete

us-iran-5.jpg

Ministria iraniane e Punëve të Jashtme ka deklaruar se negociatat mes Iranit dhe SHBA-së janë të mundshme nëse prodhojnë rezultate konkrete, por Uashingtoni  nuk kërkon dialog.

“Dialog dhe negociata mund të zbatohen  kur kemi ndonjë rend dite dhe kur mundemi të realizojmë rezultate praktike dhe reale me atë”, tha zëdhënësi i Ministrisë iraniane  të Punëve të Jashtme, Abas Musavi.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Tramp thotë se është i gatshëm të negociojë me Republikën Islamiste të Iranit.

Por sipas zëdhënësit të Ministrisë iraniane  të Punëve të Jashtme, Uashingtoni nuk dëshiron biseda dhe nuk kërkon dialog./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303