Irani ashpërson tonet ndaj SHBA, zbulohet letra e dërguar

Irani kërcënoi se do të ketë një reagim “dërrmues” ndaj çdo sulmi ushtarak pas sulmeve në cisternat e naftës saudite, sulme  për të cilat SHBA ka fajësuar Teheranin.

Në një letër të dërguar të hënën në Shtetet e Bashkuara përmes ambasadës zvicerane, e cila përfaqëson interesat e SHBA në Iran, Teherani tha se “mohon dhe dënon pretendimet” nga zyrtarët e SHBA se “Teherani qëndron pas sulmeve”.

“Gjithashtu në letër u theksua se në rast të ndonjë agresioni kundër Iranit, ai veprim do të përballet me një reagim të menjëhershëm nga Irani dhe përgjigja nuk do të kufizohet,” njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për të befasuar agresorët përmes një përgjigje shtypëse dhe gjithëpërfshirëse për veprimet e mundshme kundër nesh”, citohet të ketë thënë Etemad Ali Shamkhani, Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Një zyrtar amerikan tha për Reuters se raketat që goditën objektet e naftës Saudite të Shtunën u lëshuan nga Irani jugperëndimor. Tre zyrtarë thanë se sulmi u krye me raketa dhe dronë, duke treguar një shkallë më të lartë të kompleksitetit dhe sofistikimit sesa mendohej fillimisht.

Grupi Houthi i linjës iraniane në Jemen, në jug të Arabisë Saudite, mori përgjegjësinë për sulmin. Por Arabia Saudite tha që do të shqyrtojë provat që lidhin Iranin me sulmin./real-news.tv/