Irani dënon kërkesën e SHBA për paktin bërthamor

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka dënuar përpjekjet e Uashingtonit që po kërkon nga aleatët evropianë të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, e nënshkruar më 2015.

Duke folur në Konferencën për Siguri, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, Zarif tha se zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence “në mënyrë arrogante ka kërkuar nga Evropa që t’i bashkohet me patjetër SHBA-së për të minuar sigurinë e saj dhe për të shkelur obligimet e veta”.

Komentet e Zarif vijnë vetëm një ditë pasi Pence i bëri thirrje fuqive evropiane, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë që të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore dhe të “mos minonojnë sanksionet amerikane” ndaj Iranit.

Zarif tha se shtetet evropiane duhet të bëjnë më shumë për të treguar përkushtimin e tyre për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

“Shumë persona në mbarë botën, veçanërisht në këtë kontinent, flasin me elokuencë rreth multilateralizmit, por gjithashtu duhet të kryejnë obligimet e tyre”, u shpreh Zarif.

Marrëveshja e vitit 2015, nga e cila është tërhequr SHBA-ja, i ofron Iranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Pasi u tërhoq nga pakti, SHBA rivendosi sanksione ekonomike./real-news.tv/