Irani ekzekuton “Sulltanin e Monedhave”

Sultan-of-coins.jpg

Një person i cili kishte grumbulluar rreth 2 ton monedha në iran, ku ka marrë edhe pseudonimin ‘sulltani i monedhave’ është ekzekutuar

Tregtari Vahid Mazloumin dhe një anëtar tjetër i rrjetit të tij të tregtimit të monedhave morën dënimin me vdekje për “përhapjen e korrupsionit në botë”.

Sipas agjensisë së lajmeve iraniane, Mazloumin dhe bashkëpunëtorët kishin grumbulluar monedhat për të manipuluar çmimet.

Grupi i të drejtave ‘Amnesty International’ përshkroi ekzekutimet si “të tmerrshme” dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Dënimi me vdekje është i tmerrshëm dhe nuk duhet të jepet  në asnjë rrethanë,” tha Amnesty në një deklaratë të mërkurën, duke shtuar se sipas ligjit ndërkombëtar “dënimi me vdekje është absolutisht i ndaluar për krime jo vdekjeprurëse, si korrupsioni financiar”.

Kërkesa për monedha ari dhe dollar amerikan në Iran është rritur ndërkohë që monedha e vendit ka rënë.

Mazloumin u arrestua në korrik i akuzuar për grumbullimin e monedhave të arit me qëllim manipulimin e çmimeve në tregun vendas.

scroll to top