Irani: Gjiri Persik është kthyer në një “fuçi baruti”

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre se duke dërguar armë në rajon janë duke e kthyer Gjirin Persik në një fuçi me barut që është gati për të shpërthyer, .

Kanali televiziv “Al Jazeera” bëri me dije se Zarif ka deklaruar gjithashtu se pozicionimi i më shumë anijeve luftarake në Gjirin Persik mund të rezultojë me më shumë pasiguri.

Zarif i ka bërë këto komente teksa marrëdhëniet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të jenë të tensionuara, meqë Uashingtoni është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore në vitin 2015.