Presidenti iranian, Hassan Rouhani, u ka bërë thirrje SHBA-ve të “lënë mënjanë politikat luftënxitëse”.
“Amerika duhet të kuptojë se armiqësia dhe nxitja e luftës nuk funksionojnë në favor të tyre”-citohet të ketë thënë Rouhani.
Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkarkoi këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.
Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit u përshkallëzuan pasi dy cisterna nafte u sulmuan në ngushticën e Hormuzit në qershor. Washingtoni e mbajti Teheranin përgjegjës për sulmet, një akuzë e mohuar nga Irani.
Presidenti amerikan mund të takohet me homologun iranian në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më vonë këtë muaj./real-news.tv/