Irani i shpall luftë SHBA-ve?

us-drone.jpg

Tensionet mes Iranit dhe Washingtonit pritet të rriten pasi forcat iraniane kanë qëlluar një dron amerikan i cili po fluturonte në hapësirën e tyre pa pilot.

Forcat ushtarake të Teheranit njoftuan të enjten se mjeti fluturues pa pilot u qëllua nga një raketë tokë-ajër pasi hyri në hapësirën ajrore në jug të Iranit.

Rrëzimi i dronit u konfirmua edhe nga ushtria amerikane, e cila theksoi se në momentin e goditjes mjeti po fluturonte në territor ndërkombëtar dhe jo siç pretendohej nga pala tjetër.

Gjenerali iranian Hosein Salami tha se incidenti i fundit është një mesazh i qartë për Amerikën, dhe shtoi se Irani nuk ka për të lejuar askënd të shkelë vijat e kuqe që janë hapësira ajrore dhe detare e vendit.

Frikërat për një konflikt të mundshëm në Gjirin Persik janë rritur më shumë  nga 13 qershori, kur SHBA-ja akuzoi Teheranin për sulmet me mina ndaj dy anijeve në brigjet afër Omanit.

Pamjet e operacionit të forcave iraniane tek çaktivizonin një minë të pashpërthyer u filmuan nga një tjetër dron amerikan që patrullonte zonën, dhe që po ashtu raportohet se u vu në objektivin e Iranit për t’u rrëzuar.

Si Uashingtoni, edhe Teherani prej muajsh përsëritin se nuk kërkojnë luftë me njëra-tjetrën.

Së fundmi Irani është bërë më kërcënues duke paralajmëruar rritjen e rezervave me lëndë radioaktive dhe shkeljen e zotimeve për armëve bërthamore.

Shtetet e Bashkuara janë përgjigjur me sanksione të ndryshme ekonomike dhe kanë rritur prezencën e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303