22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Irani kishte planifikuar më shumë sulme ajrore kundër SHBA

Sulmet ndaj forcave amerikane në Irak mund të ishin vetëm fillimi i një operacioni në të gjithë rajonin, nëse SHBA do të ishte përgjigjur, raportohet të ketë thënë një komandant i lartë iranian.

I cituar nga TV shtetëror, Amir Ali Hajizadeh tha se e vetmja hakmarrje e përshtatshme për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani nga SHBA ishte të përzinin forcat amerikane nga rajoni.

Komentet erdhën një ditë pasi Irani gjuajti raketa në bazat që strehonin forcat amerikane.

Kjo ishte një përgjigje ndaj vdekjes së Soleimanit në një sulm me dron në Bagdad.

Por në një konferencë shtypi të mbuluar nga mediat shtetërore iraniane, komandanti i hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare Brig-Gen Hajizadeh tha që Irani ishte përgatitur për të gjuajtur qindra apo edhe mijëra raketa. Më pak se 20 raketa u lëshuan.

“Ne kishim menduar se përleshja do të vazhdonte nga tre ditë deri në një javë. Ne kishim përgatitur disa mijëra raketa për rrethana të tilla,” tha Brig-Gen Hajizadeh, i cili shtoi se Irani kishte filluar sulme kibernetike të cilat kishin çaktivizuar sistemet e SHBA për gjurmimin e raketave gjatë sulmeve.

Sidoqoftë, zyrtarët amerikanë thonë se viktimat në baza u parandaluan sepse sistemet e paralajmërimit të hershëm funksionuan në mënyrë efektive.

Të mërkurën, Udhëheqësi i Lartë i Iranit Ali Khamenei i përshkroi sulmet si një “shuplakë në fytyrë” për SHBA, por tha se hakmarrja ishte një “çështje tjetër”.

Gjeneral Soleimani u vlerësua gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm i Iranit.

Si drejtues i elitës së Qudsit të Gardës Revolucionare, ai ishte një arkitekt i politikës iraniane në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë SHBA. tha që ishte “gati të angazhohej pa parakushte në negociata serioze” me Iranin.

Në një letër drejtuar OKB-së, SHBA e justifikoi vrasjen e Soleimanit si një veprim vetëmbrojtjeje.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat