Irani liron anijen britanike pas dy muajsh

stena-impero-1.jpg

Një anije britanike e naftës është larguar nga Irani dy muaj pasi ishte konfiskuar.

Irani e kishte konfiskuar cisternën për shkelje të rregullave detare.

Stena Bulk – pronari i Stena Impero tha se anija ishte në lëvizje nga porti i Bandar Abbas, ku ishte ankoruar që nga 20 korriku.

Anija është marrë në Ngushticën e Hormuzit dy javë pasi një çisternë iraniane ishte ndaluar në Gjibraltar me ndihmën e Marinsave Mbretëror të Britanisë.

Teherani ka mohuar me forcë se e konfiskoi anijen si një akt hakmarrjeje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303