Irani nuk pranon që Pompeo të vizitojë vendin

us-iran-6.jpg

Irani ka hedhur poshtë kërkesën e sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo ta vizitojë këtë vend dhe t’iu drejtohet qytetarëve të tij, duke vlerësuar si një “veprim dyfytyrësh”.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar se Pompeo “nuk duhet të vijë në Iran”.

Në një konferencë për mediat, Zarif ka deklaruar se shefi i diplomacisë amerikane në vend të ardhjes në Iran, duhet të miratojë vizat amerikane për gazetarët iranianë në mënyrë që ta intervistojnë dhe e ka akuzuar se i ka refuzuar kërkesat e tyre.

Pompeo të hënën ka deklaruar se Zarif në SHBA mund të flasë lirshëm dhe ka theksuar se atij kjo nuk i është mundësuar në Teheran në mënyrë që të mos paraqesë faktet e këqija për regjimin e liderit suprem iranian ajatollah Ali Khamnei.

“Ne nuk frikësohemi që Zarif të vjen në SHBA ku ai ka të drejtën të flasë lirshëm. A janë faktet mbi regjimin e Khamneit aq të këqija saqë ai nuk mund të më lejojë ta bëjë të njëjtën në Teheran? Po sikur populli i tij të dëgjojë të vërtetën e pafiltruar dhe të paredaktuar”, ka reaguar Pompeo në Twitter.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303