Irani nuk tërhiqet: Programi ynë raketor nuk është i negociueshëm

Zyrtarët iranianë i kanë mohuar lajmet që thonë se ky shtet është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me programin e vet raketor.

Një zëdhënës i Misionit Iranian në Kombet e Bashkuara tha se armët me asnjë kusht nuk mund të jenë të negociueshme.

Deklarata e tij erdhi pasi ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, la të kuptohet në një intervistë se raketat e Iranit mund të jenë temë diskutimi, nëse Shtetet e Bashkuara i heqin sanksionet.

Gjatë një takimi të kabinetit amerikan të martën, edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani për herë të parë ka treguar vullnet për të diskutuar për armët.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja e vitit 2015 për armët bërthamore, e cila ishte arritur mes Iranit dhe fuqive botërore.

Irani reagoi ndaj këtij veprimi, duke njoftuar që i ka kaluar limitet e pasurimit të uraniumit, të cilat ishin paraparë në marrëveshjen për armët bërthamore ne shtetet më të fuqishme të botës, ndonëse thotë se nuk do të prodhojë armë bërthamore.