Irani po fsheh numrin e saktë të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19

1-26-780x439.jpg

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran, është afërsisht tri herë më i lartë sesa që qeveria e Iranit thotë se është, shkruan BBC. Të dhënat e qeverisë tregojnë afro 42 mijë persona të kanë humbur jetën nga COVID-19 deri më 20 korrik, derisa ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka konfirmuar vetëm 14.405.

Gjithashtu edhe numri i personave të infektuar është pothuajse dy herë më i lartë, ku sipas zyrtarëve të qeverisë shkon në 451.024 e ato të ministrisë së Shëndetësisë thonë se është 278.827.

Të dhënat zyrtare e bëjnë Iranin vendin më të goditur nga pandemia e koronavirusit në Lindjen e Mesme. Vdekja e parë si pasojë e COVID-19 në këtë vend ishte regjistruar më 22 janar.

Është pothuajse një muaj para se zyrtarisht të raportohej për të infektuar me koronavirus në këtë vend.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303