fbpx

Irani tërhiqet nga zbatimi i disa obligimeve të marrëveshjes bërthamore

rouhani-2.jpg

Presidenti iranian Hassan Rohani, tha se vendi “ka marrë vendim për t’i dhënë fund zbatimit të disa prej obligimeve nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Rohani bëri këto komente në një samit rajonal në Dushanbe, ku theksoi se Teherani ka marrë këtë vendim pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore dhe rritën sanksionet ndaj Iranit.

Raportet mes Iranit dhe SHBA-së po vazhdojnë të përkeqësohen, me akuzat e fundit të presidentit Donald Trump se Irani ka sulmuar dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit.

Në samit po marrin pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe liderët nga Taxhikistani, Kazakistani, Kirgizia, Uzbekistani, Pakistani dhe India.

Shtetet e Bashkuara kanë dëmtuar marrëdhëniet edhe me Turqinë pas marrëveshjes së kësaj të fundit për blerjen e sistemit raketor nga Rusia./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303