fbpx

Irina Shayk braktis Bradley Cooper, largohet nga shtëpia

irina-shayk.jpg

Supermodelja Irina Shayk është larguar nga rezidenca e saj në Los Angeles ku jetonte me të dashurin Bradley Cooper, raporton The Sun. Shayk është zhvendosur nga banesa 3.6 milionë dollarëshe së bashku me vajzën e tyre 2-vjeçare Lea De Seine.

Sipas një burimi marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e mirë prej disa muajsh dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë të largohej.

Mediat amerikane kanë raportuar se aktori i Hollivudit dhe modelja e famshme ruse vendosën të ndahet pas një serie argumentesh që kanë nisur gjatë festave të Krishtlindjes pas debateve që Irina kishte me nënën e tij.

Një mik i ngushtë tha: “Irina mendon se gjërat po shkonin shkëlqyeshëm me Bradley-n dhe është shumë e shqetësuar që ata përfunduan në këtë mënyrë”.

Siç pretendon miku, Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë kaluar shumë mirë, por argumentet filluan kur ata kaluan Krishtlindjet me nënën e Bradley-t.

Në fakt, argumentet u përqëndruan kryesisht në faktin që Irina dhe nëna e Bradley nuk po shkonin shumë mirë, raporton The Sun./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303