Ironi fati/ I mbijetoi sulmit në Las Vegas, humbi jetën në sulmin në Kaliforni

Një person i cili i mbijetoi një sulmi masiv në Las Vegas vitin e kaluar, ishte mes të vrarëve në sulmin e së mërkurës në Kaliforni, ku një ish-marins vrau12 persona.

Një nga viktimat ishte edhe Telemachus Orfanos, 27 vjeç, i cili para një viti kishte mbijetuar nga një tjetër sulm me armë ku humbën jetën 58 persona në Las Vegas.

“Djali im ishte në Las Vegas me shumë miq të tij dhe ai erdhi në shtëpi. Por ai nuk u kthye në shtëpi mbrëmë,” tha nëna e tij për ABC News.

“Nuk dua lutje, dua kontrollin e armëve”, -shtoi ajo.

“Është veçanërisht ironike që pas mbijetimit nga goditja më e rëndë në historinë moderne, ai u vra në vendlindjen e tij,”-rrëfeu mes lotësh babai i tij.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin në sulmin e së mërkurës si 28-vjeçari Ian David Long, një ish marins SHBA-ve, i dyshuar me çrregullime të stresit post-traumatik.

Ai shërbeu në Afganistan nga nëntori 2010 deri në qershor 2011, u shprehën zyrtarët pasi e gjetën të vdekur në vendngjarje.

Lër një koment