Isaac Carew në spital pas ndarjes nga Dua Lipa

Dua-Lipa-Boyfriend-Isaac-Carew.jpg

Raportohet se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes me Isaac Carew. Pas publikimit të këtij lajmi i cili u përhap me shpejtësi në mediat rozë shefi i kuzhinës ka postuar një foto nga spitali në rrjetin social Instagram. Ai e hoqi nga Instagrami Duan mbrëmjen e së martës.

23-vjeçarja u lidh me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite e gjysmë deri në fillim të vitit 2017.

Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.

“Dua dhe Isaac janë munduar shumë për të gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u rikthyen së bashku. Por Lipa po merr pjesë në shumë projekte të  reja së fundmi dhe gjërat për të dy janë bërë të vështira. Ishte një vendim i vështirë por ata nuk arritën t’i  bënin gjërat të funksiononin,”-tha një burim për The Sun. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303