Ish-banori i “Big Brother Albania” diagnostikohet me koronavirus

52ef401b-8025-42a6-bf4f-c4da40ab6102.jpg

Petrit Bylykbashi, pjesëmarrës në edicionin e katërt të “Big Brother Albania”, e ka konfirmuar vetë se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Në llogarinë e tij në Facebook, Petriti ka ndarë një status për të gjithë ndjekësit e tij.

Ai është shprehur se është i sigurt që do ta kalojë këtë sfidë:

“Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.

Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.

Ju dua shume❤”- janë fjalët e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303