“Ish-bashkëshorti priste të rrënohesha psikologjikisht”. Dajana Shabani: Jam krenare që jam një mami e…

daj.jpg

Moderatorja Dajana Shabani ka deklaruar për emisionin  “ABC-ja e mëngjesit”, se ka dështuar me sukses si bashkëshorte por lidhur me mëmësinë është tepër e fiksuar pas vajzës.

“Nuk e dija që do kisha kaq suksesi si mami, ta dija isha bërë  20 vjeç. Ish-bashkëshorti im priste që kur të bëhesha unë mami të rrënohesha psikologjikisht, fizikisht. Nuk e dija që isha kaq super mami.

Dhe seriozisht nuk më pëlqen që t’ja bëj qejfin vetes, por jam një mami e fiksuar! Kam dështuar me sukses si bashkëshorte, por jam një mami shumë e mirë. Për këtë jam shumë krenare”, tha ajo në emisionin ‘Abc e Mëngjesit’.

E pyetur gjatë lojrave të programit rreth dëshirës për një fëmijë të dytë, prerazi tha se nuk përzien familjet, apo fëmijë nga martesa të ndryshme. Pra, mesa duket nuk do të këtë një martesë të dytë apo një fëmijë të dytë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303