Ish-deputeti jep alarmin për ‘Shengenin Ballkanik’, ka apeli i fortë që bën

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me “Mini-Shengenin Ballkanik”, ku thekson se marrëveshja mes palëve  bie ndesh me kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Më tuje, ai shkruan se Rama kërkon të fusë një tjetër union strategjik rajonal larg modeleve të Brukselit.

Postimi i plotë i Shehut:

“Shengeni” Vucic-Rama, ndesh me kushtet per integrim. |
Propozimi i djeshem i Frances per pranimin e Ballkanit Perendimor ne BE ka nje detyrim racional per vendet tona:
“Lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të ndërtojnë ose konsolidojnë shtetet bazuar në shtetin e së drejtës dhe shoqëritë e hapura dhe pluraliste, të ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, t’i japin rinisë së tyre një perspektivë për të ardhmen dhe të promovojnë pajtimin midis popujve”- shkruhet aty.
Pra ky imponon si menyren e vetme te standarteve per integrimin “lidhjet me te ngushta me BE”, per te arritur tek shteti i te drejtes e deri te bashkejetesa ne Rajonin tone.
Ne nivel rajonal kjo do te thote qe partneritetet strategjike duhet t’i realizojme me vendet e BE qe kemi ne Rajon apo fqinje, fatmiresisht ne kemi Italine e Greqine qe jane edhe ne NATO, gje qe do te na afroje me Europen.
Ndersa me inisiativen e Vucic, Rama kerkon te na fuse ne tjeter “Union” strategjik rajonale larg modeleve te Brukselit, me Serbine qe nuk e konsideron jetike antaresimin ne BE e as maredheniet me ShBA, qe nuk e ka ne axhende hyrjen ne NATO, perkundrazi eshte e lidhur me Eurasian e Rusine.
Ne qe aspirojme tek Perendimi e BE pa dyshim duhet ta hedhim poshte kete “oferte” si ndesh me interesat tona, qe fatkeqesisht duke u artikuluar ne “shqip” behet me e rrezikeshme edhe per konfuzionin qe krijon keshtu.”