fbpx

Ish-deputeti jep lajmin e hidhur, humb njeriun e tij të shtrenjtë…

ai.png

Ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi ka njoftuar sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mamasë së tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Gjunkshi shpreh fjalët e ndjera për nënën e tij, ndërkohë që njofton edhe për kryerjen e ceremonisë së varrimit.

“Te dashur miq, te aferm, shoke, kolege! Krejt papritur u nda sot nga jeta nena jone e dashur Shpresa! Nga sot do te na mungoje nena jone e shtrenjte, prindi shembullor, e sakrificave, e perkushtimit, fjalepake e pune shume. Do te na mungoje nena qe diti te ece me guxim ne rrugen e veshtire te jetes dhe la vetem miresi kudo ku i shkeli kemba.

Me trishtim dhe dhimbje te thelle ne shpirt e percjellim ne banesen e fundit ne oren 11.00 Date 08 Korrik 2020 ne Tufine.

Per kushtet ku jemi te gjithe jeni te mirekuptuar qe te respektohet me pranine tuaj shpirterore. Zoti e bekofte dhe e pranofte ne Parajse!”- shkruan Gjunkshi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303