fbpx

Ish-deputeti socialist mbështet nismën e Presidentit: Tubimi i 2 marsit është në mbrojtje të institucioneve

Thirrjes së Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për tubim në datën 2 mars i është bashkuar dhe ish deputeti socialist, Limos Dizdari.

Ai e mbështet nismën e kreut të shtetit dhe shprehet se tubimi është në mbrojtje të institucioneve.

Gjithashtu ai nuk ka kursyer as kritika për qeverinë e Edi Ramës.

“Në 2 Mars do jem në Bulevard me Presidentin për të mbrojtur institucionet. Njerëzit e Ramës më bënë ftesë për në Kongres, por në PS janë grumbulluar një tufë hajdutësh me emrin Rilindje”, shprehet ish deputeti socialist, Limos Dizdari.