33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ish deputeti tregon një mënyrë për të shpëtuar nga ‘sigurimsat’

spot_img

Fakti që në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodh anëtar një ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ka ngjallur shumë debate në vend.

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një reagim të tij thotë se që të kemi një qëndrim të prerë e shterues për përfshirjen e ‘sigurimsave’ në institucionet shtetërore, duhet të hapen dosjet për çdo zyrtar apo ish-zyrtar të lartë, nga Presidenti i Republikës e deri tek nëpunësi më i ulët.

“Do të mjaftonte shembulli i shumëdiskutuar i anëtarit të KLP për të ndërmarrë një nismë legjislative përgjithësuese, që t’i mbyllte rrugën një herë e përgjithmonë për t’u ngjitur në piramidën e shtetit të gjithë asaj skote shqiptarësh, të cilët janë përzier në një mënyrë ose në një tjetër me krimet e përbindshme të armës më famëkeqe të diktaturës komuniste’, shkruan ndër të tjera Patozi.

/Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat