Ish-deputetja e PD sulmon koleget: Janë thjesht kukulla

Ish-deputetja demokrate, Lajla Pernaska ka habitur me deklaratën e fundit që ka thënë për koleget e saj.

E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ajo ka folur për rolin e gruas shqiptare në politikë.

Gjatë fjalës së saj, ajo thotë se femrat sot në politikën shqiptarë janë thjeshtë marioneta ose kukulla barbie për kryetarët e partive,

“Në gjykimin tim sot është rritur numri i përfaqësimit të grave, por ka rënë cilësia, dhe kjo jo për mungesë të kapacitetit të tyre, por mendoj se kanë krijuar këtë lloj deformimi vetë kryetarët e partive. Ata kanë krijuar një model femëror, që nuk përputhet me kapacitetin që kanë sot gratë, është një model i preferuar nga kryetarët e partive për femrat marioneta në një term quhen edhe “barbie dolls,”– tha Pernaska.