fbpx

Ish-deputetja kallëzon penalisht policët që e ‘dhunuan’: Betejën time nuk e lë me…

sil.jpg

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka e cila u shoqërua nga policia gjatë protestët për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka deklaruar se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për efektivët që e dhunuan fizikisht dhe verbalisht.

“Praktikisht për të qenë më të saktë, dje kam bërë një kallèzim pènal në Prokurorinë e Tiranës dhe njëkohësisht u pajisa me një vendim nga ana e OPGJ për të bërë një akt ekspertimi tek mjeku i mjekësisë ligjore. Sot sigurisht ka përfunduar ekspertimi dhe për pak ditë mendoj se do të marr vendimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe pastaj do të procedojmë me hartimin e padísë ndaj dy oficerëve të policisë që kanë ushtruar dhùnë fizike dhe verbale. Unë shpresoj të kemi njerëz që punojnë me ndershmëri, OPGJ, prokurorë që janë të ndershëm dhe nëse cështja do të shkojë në Gjykatë, shpresoj shumë që të kemi përballje sepse nuk di zgjidhje tjetër. Nuk di të përballem personalisht dhe ta bëj gjënë sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë. Nuk dua ta kthej gjënë në personale, pavarësisht se revolta është e brendshme dhe mund të jetë shumë personale, por do të vazhdoj të besoj që kemi ende institucione.

Sigurisht betejën time nuk do ta lë me kaq edhe nëse institucionet në Shqipëri kanë vdèkur. Ka edhe institucione të tjera, nuk do e lë me kaq. Për aq kohë sa kam qenë shumë korrekte me komunikimin tim me Pòlicinë e Shtetit, sa nuk kam qenë në asnjë moment në shkelje të ligjit, jam shumë okej. Le ta vendosin institucionet e drejtësisë se si qëndron e vërteta. Fati im i mirë është që kam prova filmike që janë të pakundërshtueshme, të paktën kështu e gjykoj unë. Nuk dua ta paragjykoj procesin pènal, prandaj preferoj të mos flas”, tha Caka.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303