fbpx

Ish-deputetja serbe habit me deklaratën e papritur për Dua Lipën

Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç i ka habitur të gjithë së fundmi me një reagim për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç është shprehur se çdokush duhet të krenohet me suksesin e saj, qoftë shqiptar apo serb.

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj vajze. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë”, ka shkruar ish-deputetja.

Reagim i saj vjen pasi Dua Lipa theu rekord duke u cilësuar si një nga artistet që ka shtitur më shumë regjistrime në të gjitha kohërat.